E rëndë në Itali/ Shqiptari çon gruan e tij deri në fund të jetës

E rëndë në Itali/ Shqiptari çon gruan e tij deri në fund të jetës

09:14, 29/10/2023
A+ Aa A-

I vuri duart në fyt, derisa ajo nuk mund të merrte më frymë.

Këtë ka bërë një shqiptar, emigrant në Itali që tentoi të mbyste nënën e fëmijëve të tij. Pasi 31-vjeçarja humbi ndjenjat, burri është penduar për veprimin e tij dhe ka vendosur që të thërrasë urgjencën. Këta të fundit që mbërritën në vendin e ngjarjes arritën ta ringjallnin gruan pas disa tentativash.

Në këto orë ajo është shtruar në spitalin San Paolo në Savona dhe gjendja e saj mësohet të jetë e rëndë, për këtë arsye jeta e saj nuk mund të konsiderohet jashtë rrezikut.

Ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës së ditës së premte, në një apartament në qendër të Savonës. Dy bashkëshortët kanë darkuar së bashku me 4 fëmijët e tyre, të gjithë shumë të vegjël duke pasur parasysh se janë të moshës 5 deri në 13 vjeç.

Në një moment të caktuar, dy prindërit i vunë në shtrat të vegjlit e tyre dhe, me siguri, pak më pas edhe ata do të vishnin pizhamet dhe më pas do të shtriheshin.

Nga hetimet e para dyshohet se gruaja kishte shkuar në shtrat para 42-vjeçarit dhe kishte nisur të fliste me dikë në telefon; në atë moment, shqiptari ishte pushtuar nga xhelozia, dhe ka hyrë në dhomën e gjumit me qëllim që ta vriste gruan e tij.

42-vjeçari e kapi 31-vjeçaren dhe i mbajti duart rreth qafës derisa ajo nuk mund të merrte frymë, por në një moment e kuptoi se po e vriste. Burri më pas u largua dhe, pasi rifitoi kthjelltësinë, kontaktoi shërbimet e urgjencës, të cilët, pasi arritën në vend, iu deshën më shumë se një orë para se të arrinin ta sillnin gruan në vete dhe ta bënin të merrte sërish frymë.

Krahas ambulancës 118, karabinierët kanë mbërritur edhe me zv/prokurorin e Prokurorisë Publike të Savonës, Giovanni Battista Ferro, i cili e gjeti shqiptarin në grahmat e dëshpërimit, aq sa ai rrëfeu menjëherë tentativën për mbytje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco