I dehur në automjet aksidentoi të miturin që drejtonte motomjetin pa leje drejtimi, pranga 40-vjeçarit

I dehur në automjet aksidentoi të miturin që drejtonte motomjetin pa leje drejtimi, pranga 40-vjeçarit

11:21, 27/10/2023
A+ Aa A-

Policia e Beratit ka arrestuar një 40-vjeçar banues në fshatin Otllak. Bëhet e ditur se ai drejtonte automjetin në gjendje të dehur ku si pasojë është përplasur me motomjetin që drejtohej pa leje drejtimi, nga një 16-vjeçar, i cili është proceduar në gjendje të lirë.  

Nga përplasja fatmirësisht ka patur vetëm dëme materiale.

Një njoftimin e policisë thuhet se “specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin M. Z., 40 vjeç, banues në fshatin Otllak, si dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, pasi në rrugën “Antipatrea”, automjeti që drejtohej në gjendje të dehur, nga 40-vjeçari, është përplasur me motomjetin që drejtohej pa leje drejtimi, nga 16-vjeçari. Nga përplasja ka patur vetëm dëme materiale.”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco