Shpërthen në flakë nënstacioni elektrik në Peqin, pa energji qyteti dhe disa fshatra

Shpërthen në flakë nënstacioni elektrik në Peqin, pa energji qyteti dhe disa fshatra

12:23, 26/10/2023
A+ Aa A-

Shpërthen në flakë nënstacioni elektrik në Peqin, duke bërë që qyteti të përfundojë pa drita, por edhe disa fshatra.

Si pasojë e stuhisë dhe shkarkimeve atmosferike të cilat përfshinë vendin tonë, në nënstacionin elektrik, i cili furnizon me energji elektrike qytetin e Peqinit, ka rënë zjarr duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Për pasojë ka dalë jashtë funksionit ky nënstacion dhe në zonën që furnizohet me energji elektrike përmes këtij nënstacioni, ka ndërprerje të shërbimit.

Grupet e punës të Tensionit të Lartë ndodhen në terren dhe po punojnë për zgjidhjen e problematikës së krijuar nga kushtet atmosferike.

Sipas burimeve zyrtare, në total janë 5866 abonentë pa energji, ndërsa fidrat jashtë pune janë:

F 1 nst Përparim me 526 abonentë

F 2 nst Përparim me 2356 abonentë

F 3 nst Përparim me 1353 abonentë

F 4 nst Përparim me 1631 abonentë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco