Zbulimi i ‘shtëpisë së barit’ në Bërdicë, arrestohet 31 - vjeçari

Zbulimi i ‘shtëpisë së barit’ në Bërdicë, arrestohet 31 - vjeçari

11:58, 26/10/2023
A+ Aa A-

Një 31 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, duke e çuar në 9-të numrin e të arrestuarve në kuadër të operacionit të koduar “Bërdica”. Bëhet fjalë për një operacion të zhvilluar në vitin 2022, ku u godit rasti i kultivimit të kanabisit me anë të llambave në një banesë tre katëshe në fshatin Bërdicë.

31 vjeçari ishte në kërkim pasi gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Ai akuzohet se ka bashkëpunuar me tre nga të arrestuarit e tjerë për ta përshtatur katin e dytë të banesës për kultivimin e drogës me pajisje elektrike.

Në kuadër të operacionit një vit më parë, policia arrestoi edhe 5 punonjës të OSHEE-së, për shpërdorim detyre. Në banesën që ishte përshtatur për drogën u gjetën 1200 fidanë dhe 730 bimë narkotike, pajisje të ndryshme elektrike për kultivimin e tyre, 1 armë zjarri dhe municion luftarak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco