KAFE SHQETO/ Abuzimi i 26 – vjeçares, gazetarja e Piranja-ve: Ajo nuk ka thënë se ka shkuar me dëshirë

KAFE SHQETO/ Abuzimi i 26 – vjeçares, gazetarja e Piranja-ve: Ajo nuk ka thënë se ka shkuar me dëshirë

11:38, 26/10/2023
A+ Aa A-

Në emisionin KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë e ftuar këtë mëngjes në lidhje me skype edhe Ledjona Xheladianj, gazetare e  emisionit, “Piranjat”. Ajo ka treguar historinë e tmerrshme dhe të vërtetat e përdhunimit të një vajze 26 -vjeçare në Vlorë.

Si e sigurove intervistën?

Shumë e thjeshtë, vajza ka qenë 2 ditë në spitalin e Vlorës. Dy ditë ka qëndruar e shtruar e më pas ditën e henë është larguar nga spitali ose në banesën e sajnë Vlorë, ose ne fshatin  ku jetojnë prindërit. Kam komunikuar me burimet e mia dhe se gjendja e vajzës ka qene shume e rënduar psikologjikisht.

Ne kemi marrë dëshminë e vetme te vajzës. Ajo çka ka thënë është se nuk ka shkuar me dëshira atje. Ka treguar dinamiken e saj dhe aty kanë përfunduar me alkool dhe lëndë narkotike dhe qe i kemi të gjitha, e që do të transmetohen te premten tek  «Piranjat». Ajo ka qenë edhe e renduar psikologjikisht dhe shumë e rënduar.

Ajo ka thënë se nuk kam deklaruar që kam shkuar më dëshirë atje.

Jo vetëm vajza por edhe familjarët kanë qenë të traumatizuar nga ngjarja.

E konfirmon vajza që e kanë vizituar në spital njerëz të dhunuesve për ti kërkuar të mos denoncojë? 

Ajo e ka thënë më detaje se cilët kanë qenë personat në spital që i kanë bërë presion…  Ka qenë nëna e Albit por edhe një shok i të arrestuarve pasi ai i ka bërë presion në mënyrën e tij…

Dinamika?

Unë e kam shumë të qartë dinamikën e ngjarjes. Që në momentin nga lokali e deri në spital vajza thotë se nuk mban mend asgjë.

Janë bërë shumë presione jo vetëm ndaj vajzës por edhe ndaj medias. Ka qene një presion shumë i madh. Kam qëndruar me vajzën dhe ajo është shumë e rënduar psikologjikisht.

Ka kontradikta nga ana e policisë. Burimet thonë se vajza është lenë tek dera e spitalit. Ndërkohë një tjetër info thotë se spitali është informuar nga policia dhe është shkuar është marrë diku ne periferi në rrugë vajza.

Intervista e plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco