VIDEO/ Abuzimi seksual, pamjet kur vajza e droguar, merret për krahësh dhe futet në hotel

19:38, 25/10/2023
A+ Aa A-

Ky është momenti kur vajza merret nga krahët dhe futet në hotel nga një person, i cili dyshohet se nuk është i dashuri i saj.

Vajza është dukshëm në gjendje jo të mirë dhe e paaftë për të gjykuar apo për të dhënë miratim. 

Sikurse mund të shihet ajo dërgohet në dhomën e hotelit nga një person përkrahësh pasi nuk është në gjendje të ecë.

Personi që e shoqëron nuk është i dashuri i saj, por Albi Ceno, njeri nga të arrestuarit nën akuzën e përdhunimit.

Në një moment tjetër vajza shihet edhe e ulur te shkallët e hotelet, teksa bën lëvizje të çuditshme, e më pas rreshket mbi shkallë.

Më herët, në një tjetër video të publikuar nga ‘Pirajnat’ vajza është shprehur se; ‘nuk kam vajtur me dëshirë me këta persona sepse isha e lidhur vetëm me njërin prej tyre’.

Kështu është shprehur 26-vjeçarja vlonjate e abuzuar pak ditë më parë.

 ‘Nuk do t’i fal asnjëherë’, është shprehur ajo.

Emisioni ‘Piranjat’ sjell dëshminë ekskluzive të vajzës e cila u bë pre e tre përdhunuesve në Vlorë.

Për më shumë na ndiqni të premten në orën 20:44 në emisionin Piranjat në Syri TV.

Ndërkohë, Gjykata e Vlorës vendosi masën ‘arrest me burg’ për dy të arrestuarit e akuzuar për mbajtjen me forcë dhe abuzimin seksual të 26-vjeçares pak ditë më parë në po këtë qytet.

Seanca gjyqësore ndaj Albi Cenos dhe Oltjon Tahirit u drejtua nga gjyqtari Hektor Sinanaj.

Dhënia e masës së sigurisë do të zhvillohet edhe për Gentjano Mehmetin dhe personin e katërt të përfshirë në ngjarje me inicialet V.K., të cilët ndodhen në arrati.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco