Ngjarje tronditëse/ Nxënësi godet me karrige mësuesen, ajo përfundon në spital! Bojkotohet mësimi

Ngjarje tronditëse/ Nxënësi godet me karrige mësuesen, ajo përfundon në spital! Bojkotohet mësimi

10:41, 25/10/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shkollën e mesme "Hydajet Lezha" në qytetin e Lezhës.

Një mësuese me inicialet M. P. është goditur me një karrige nga një nxënës brenda mjediseve të shkollës.

Mësuesja është dërguar me ambulancë në spitalin e Lezhës dhe mësohet se ka marre një frakturë në krah.

Ndërkohë në shkollë kanë mbërritur forcat e policisë, te cilët kanë bërë të mundur shoqërimin në komisariatin e Lezhës të nxënësit të vitit të dytë, i cili goditi mësuesen.

Mësimi ditën e sotme është bojkotuar nga mësuesit për shkak te kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa ditën e nesërme pritet që të zhvillohet një protestë nga mësuesit lidhur me këtë situatë të vështirë nga sjellja e nxënësve.

NJOFTIMI ZYRTAR

Paraditen e sotme, në ambientet e gjimnazit “Hydajet Lezha”, një 16-vjeçar, nxënës i këtij gjimnazi, ka goditur me send të fortë (karrige), mësuesen në këtë gjimnaz, shtetasen M. P., e cila po merr asistencë mjekësore, në spital.

16-vjeçari është shoqëruar menjëherë në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco