Kërcënoi gazetaren, vihet nën hetim një 57-vjeçar në Vlorë

Kërcënoi gazetaren, vihet nën hetim një 57-vjeçar në Vlorë

08:18, 25/10/2023
A+ Aa A-

Një 57-vjeçar është vënë në hetim nga policia e Vlorës, pasi ka kanosur me fjalë nëpërmjet telefonit, për shkak të një lajmi, gazetaren Afrovita Hysaj.

Lajmi i publikuar prej saj kishte të bënte me rastin e 26-vjeçares nga qyteti i Vlorës, e cila dyshohet se është nxitur të përdorte lëndë narkotike nga disa shtetas, 3 prej të cilëve më pas dyshohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Autoritete ligjzbatuese kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe kanosjen e bërë nga gazetarja. Për këtë ngjarje janë arrestuar dy persona si të dyshuar, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco