Ardi Veliu dha dorëheqje apo u shkarkua? Flet për KAFE SHQETO gazetarja Bleona Sari

Ardi Veliu dha dorëheqje apo u shkarkua? Flet për KAFE SHQETO gazetarja Bleona Sari

11:32, 24/10/2023
A+ Aa A-

Ardi Veliu nuk do të jetë më drejtues i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore. Sipas burimeve konfidenciale të SYRI.TV, Veliu ka dorëzuar dorëheqjen  e tij tek Ministri i Brenshëm Taulant Balla dhe pas komunikimit me vartësit ka mbledhur edhe sendet nga zyra e tij dhe më pas është larguar.

Dorëheqja e Veliut vjen pak pas deklaratës së Taulant Ballës se çdo punonjës i strukturës së Policisë së Shtetit i cili ka qenë përdorues i Encro chat do të përjashtohet dhe hetohet dhe siç duket Veliu e ka marrë si paralajmërim dhe i ka bërë parapri një hetimi të mundshëm.

Për të folur për këtë ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO, gazetarja e kronikës në SYRI.TV, Bleona Sari. Sari shpjegoi në studio gjithë historikun e punë së Ardi Veliut edhe tregoi se dhe pse ka dhënë dorëheqjen nuk do të mund t’i shpëtoj një hetimi.

‘Ardi Veliu nuk do t’i shpëtoj një hetimi të mundshëm dhe jo vetëm për periudhën që ka drejtuar Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore nga ku u largua por edhe për postet të tjera që ka pasur, zv/ministër i transporteve, drejtor i Policisë së Tiranës, drejtor i Policisë së Shtetit. Ka një konfuzion u shkarkua apo dha dorëheqjen? Në fakt ky lajm prej disa ditësh qarkullon në media, ne kemi qenë të informuar për një mosmarrëveshje mes tij dhe ministrit të brendshëm Taulant Balla dhe në fakt u arrit një marrëveshje që ai të jepte dorëheqjen vetë, por nuk përjashtohet mundësia që një nga shkaqet kryesore të dorëheqjes së Veliut, le të themi ishte një paralajmërim nga ana e ministrit tonë të Brendshëm. Kush është i përfshirë në skandalin e përgjimeve shumë të mëdha, çdo punonjës i strukturës jo më drejtues të lartë siç ka qenë në poste dhe Ardi Veliu do të përjashtohet dhe do të nis një hetim për të.'u shpreh Sari për KAFE SHQETO.

KAFE SHQETO: E parë e veçuar do të ishte gati për tu përshëndetur nga ana e Ministrisë së Brendshme nëse do të distancohet nga kushdo uniformë blu që ka pasur Sky, megjithatë Ardi Veliu kur vjen puna dhe vetë tek historiku i tij me Taulant Ballën, do të doja të kujtoja këtu ngjarjet e Elbasanit, ku e kemi parë dhe është e provuar që Ardi Veliu ka gënjyer në gjyq, nën betim para një prokurori për të mbrojtur Taulant Ballën dhe për të mbrojtur përfshirjen e viktimës, Pjerin Xhuvani me kampin socialist në ato zgjedhje.

SARI: Ardi Veliu ka drejtuar Policinë e Shtetit në disa poste të larta prej disa vitesh ajo është cilësuar si një nga periudhat më të errta të Policisë së Shtetit, kujtojmë rastin e Klodian Rashës, ku u bo kurban Sandër Lleshaj ndërsa Ardi Veliun nuk e preku njeri sepse e them si në zhargonin e përditshëm ai ka bërë shumë manipulime. Në detyrat që ka qenë Ardi Veliu ka manipuluar ngjarje të ndryshme që tek punët e brendshme të policisë me efektivët më të thjeshtë me transferime e me ndere e me shok e me miq dhe deri tek ngjarjet shumë të mëdha tek ato të Elbasanit siç e the dhe ti.  Jo vetëm Taulant Balla i ka mbajtur krahun por me të gjithë krerët e lartë ai ka pasur një mbështetje shumë të fortë përderisa dhe sot ai u largua nga AMP  shumë i pastër, shumë qetë pa zhurmë. Dhe në komunikime që ne kemi pasur si gazetarë dhe unë personalisht nuk ka reaguar fare. Është pyetur për dorëheqjen e tij, a ka pasur ndonjë arsye? Ndonjë shkas? Cili do të jetë posti i radhës? Dhe nuk ka preferuar të japë asnjë koment.

KAFE SHQETO: Si ndodh që një polic mediokër i cilësuar të paktën nga të gjithë kolegët e vet me një karrierë për tu mos u mbajtur shënim asnjë gjë e vetme arrin katapultohet nga një rang i ulët në Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ky është një nga misteret më të mëdha të Policisë shqiptare në këto 30 vite?

SARI: Ashtu si dhe e gjithë karriera e Ardi Veliut i cili e ka nisur si një shoqërues i një personi publik para shumë vitesh dhe më pas arriti t’i shtrijë tentakulat e tij deri në postet më të larta siç ka qenë Drejtor i përgjithshëm i Policisë, drejtor i Policisë së Tiranës, drejtori i AMP-së, që ti biem shkurt dhe nuk ka nevojë të bëjmë sikur nuk e dimë, ka pasur miq e shokë shumë të fortë sepse nëse t’i manipulon diçka atëherë ata të bëjnë shokë. Janë këto njerëz që vetëofrohen , pra dhe duket sikur jo vetëm kryeministri Edi Rama por të gjithë dhe ministrat dhe kush ka këto njerëzit me fuqi le të themi, jo vetëm politik por edhe në vend njerëzit si Ardi Veliu, që vetëofrohen atëherë mbahen afër sepse manipulohen shumë lehtë gjërat si ngjarjet e Elbasanit edhe qytetarët e kanë kuptuar se janë manipuluar shumë gjëra dhe këta bëjnë sikur nuk i shohin.

Ndiqni intervistën e plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco