Seanca për rusin Igor Kokunov, blindohet Gjykata e Shkodrës

Seanca për rusin Igor Kokunov, blindohet Gjykata e Shkodrës

11:18, 24/10/2023
A+ Aa A-

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër është blinduar nga policia këtë të marte. Kjo pasi po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj Igor Kokunov. 59 vjeçari, i arrestuar me 28 gusht në pikën kufitare të Muriqanit, rezulton i kërkuar nga Interpoli Ndërkombëtar Rusi dhe i dënuar me 15 vite burg.

Në muajin shtator, ai u dënua me “burg me afat” për 40 ditë dhe del sërish para gjykatës. Kokunov akuzohet për disa vrasje në Rusi, ndërsa cilësohet edhe si koka e grupeve kriminale në Beograd.Policia e Shkodrës ka bllokuar rrugën e gjykatës deri në përfundimin e seancës gjyqësore. Këtë të marte vlerësohet kërkesa për ekstradimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco