SYRI TV/ Patos, ulliri pa treg, shkak infrastruktura, fermerët: Nuk ka rrugë mungon krahu i punës

15:41, 23/10/2023
A+ Aa A-

Tonelata me ullinj në fshatrat e Patosit mbeten çdo vit pa dalë në treg, për shkak të infrastrukturës rrugore dhe mungesës së krahut të punës. Kolegu Xhemil Beharaj na sjell panoramën e vështirësive me të cilat përballen kultivuesit e ullirit në Patos Fshat dhe Ofiçinë të vjetër të Patosit.

Syri tv

Kodrat e fshatrave Patos Fshat dhe Ofiçinë e Vjetër të bashkisë Patos janë të mbushura me drurë ulliri mbi 30 vjeçarë, por rrugë që fermerët të shkojnë të marrin prodhimin e tyre e ta nxjerrin në rrugën kryesore nuk kanë.

Transportin e thasëve me ullinj e bëjnë me kafshë ose në krahë.

Teksa bisedojmë me ta mësojmë dhe vështërsitë e tyre për të nxjerrë produktet në treg.

Mungesa e rrugëve në kodrat me ullinj nga njëra anë dhe mungesa e fuqisë punëtore për ti vjelë nga ana tjetër ka bërë që disa prej tyre thonë se do i presin ullinjtë e do i shesin dru për dimër.

Banorët apelojnë se bashkia duhet të hapi rrugë në parcelat  apo kodra me ullinj pasi kur janë ndarë tokat është lënë rrugë por disa kanë abuzuar duke i rrethuar apo mbjell me ullinj. Nëse nuk hapin rrugë nga parcelat me ullinj do i presim sepse nuk ka kush i vjel, thonë ata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco