'Erdhi me vrap dhe e goditi me sëpatë'/ Dëshmitarja rrëfen detaje nga krimi horror në Korçë

'Erdhi me vrap dhe e goditi me sëpatë'/ Dëshmitarja rrëfen detaje nga krimi horror në Korçë

11:31, 19/10/2023
A+ Aa A-

Një person me probleme të shëndetit mendor ka plagosur paraditen e sotme dy persona në pazarin informal të fruta-perimeve të Korçës.

Bëhet fjalë për një grua 52-vjeçare si dhe një 60-vjeçar i cili mësohet të ketë ndërhyrë për të neutralizuar situatën.

Autori mësohet të ketë qenë Jonis Mazllemi, banor i qytetit të Korçës i cili ka qenë i pajisur me një mjet prerës hanxhar në momentin kur ka goditur gruan, e cila është shitëse në këtë pazar dhe me pas ka goditur edhe personin tjetër, që erdhi në ndihmë 52- vjeçares.

Ndërkohë një grua që ka qenë dëshmitare në vendngjarje ka treguar se si ndodhi ngjarja, ku 36-vjeçari ka ardhur me vrap dhe ka qëlluar gruan.

“Unë isha tani. I hyri me sëpatë. Gruaja ra poshtë. Nuk pati konflikt mes tyre. Erdhi me sëpatë dje i ra. E njoh gruan ishte aty. Nuk e di ça u bë pastaj. Ai ishte i droguar. Nuk e di nëse u zunë apo jo”, tha ai.

Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e të plagosurve është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë nga ana tjetër policia dhe grupi i hetimit thonë se 36-vjeçari është shoqëruar në mjediset e komisaritit të Korçës ku po merret në pyetje për rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Policia ende nuk ka bërë me dije se cili është shkaku i kësaj ngjarje, por burime të sigurta thanë se ka qenë gjithçka e një momenti të pakontrolluar nga personi me probleme të shëndetit mendore, i cili mendohet të ketë dhe konsumator i drogës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco