Dhuna ndaj të riut në Shkozë/ Njëri kishte armë, shkak një konflikt banal

Dhuna ndaj të riut në Shkozë/ Njëri kishte armë, shkak një konflikt banal

10:36, 19/10/2023
A+ Aa A-

Detaje të reja kanë dalë në dritë sa i përket konfliktit të regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Shkozës. Hysen Xhakolli mbeti i plagosur me sende të forta, burime për Syri Tv nga komisariati nr 1 në kryeqytet bëjnë me dije se pasi i riu është dërguar në spital dhe gjendja e tij është paraqitur e stabilizuar efektivët e policisë gjyqësore i kanë marrë deklaratën, çka ka ndihmuar në identifikimin dhe shpalljen në kërkim të 2 prej autorëve, këta të fundit janë shpallur në kërkim policor.

Sipas burimeve shkak i konfliktit dyshohet të ketë qenë banal dhe ka agravuar deri në përdorimin e sendeve të forta mes të rinjve. Në vendngjarje nuk janë gjetur gëzhoja por një prej autorëve ka pasur armë zjarri, por nuk është shkrepur kjo e thënë edhe në deklaratën e Xhakollit.

I riu i cili mbeti i plagosur pasi ka marrë mjekimin ka lënë ambientet e spitalit, ndërkohë vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 2 autorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco