VIDEO+EMRI/ Arrestohet vlonjati i kërkuar nga Spanja për trafik droge

14:13, 18/10/2023
A+ Aa A-

Është vënë në pranga një 47-vjeçar i kërkuar nga Spanja për trafik droge.

Burime nga policia lokale thanë se gjatë operacionit ‘Cooperation’, është arrestuar Luan Llanaj.

Njoftimi i Policisë së Vlorës:

Vlorë/ Finalizohet operacioni policor i koduar ‘Cooperation’, i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me FAST Albanian.

Si rezultat i inteligjencës policore, kapet në Vlorë dhe arrestohet provizorisht, një shtetas shqiptar i kërkuar ndërkombëtarisht nga Spanja, për kultivim të bimëve narkotike.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si dhe pas shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për llogari të Spanjës, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e njësisë së specializuar FAST Albania, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar ‘Cooperation’.

Si rezultat i operacionit u lokalizua në fshatin Bishan, u kap dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi L. Ll., 47 vjeç.

47-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Barcelonës i kishte caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale ‘Kultivimi i bimëve narkotike’, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Spanjës.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me partnerët spanjollë, për ekstradimin e shtetasit L. Ll.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco