Makina përplas furgonin me nxënës në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec

Makina përplas furgonin me nxënës në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec

19:37, 17/10/2023
A+ Aa A-

Një aksident me dy të lënduar është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Qafë Thanë- Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Pojskë, ku një mjet është përplasur kokë me kokë me një furgon, i cili transporte nxënës shkolle.

Fatmirësisht si pasojë e aksidentit nuk ka patur pasoja të rënda.

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë manovra e gabuar e njërit prej mjeteve por edhe lagështia në rrugë.

Policia po heton për shkaqet e aksidentit, ndërsa dy persona që mbetën të lënduar po marrin ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Pogradecit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco