EMRAT/ I vunë zjarrin lokalit për 20 mijë lekë, arrestohet një tjetër person

EMRAT/ I vunë zjarrin lokalit për 20 mijë lekë, arrestohet një tjetër person

10:40, 17/10/2023
A+ Aa A-

Në kuadër të veprimeve hetimore në lidhje me zbardhjen e tentativës së djegies së qëllimshme të lokalit “Urgjenca Club” në rrugën “Gjin Bue Shpata” në Tiranë, policia ka shpallur në kërkim 41-vjeçarin Erald Pazurkiewicz, i cili dyshohet se është bashkëpunëtor në krim.

Për ngjarjen e ndodhur më 12 tetor të këtij viti në Tiranë, ka rezultuar se 41-vjeçari në bashkëpunim me të arrestuarin, 29-vjeçarin Klizjan Bajrami kanë hedhur lëndë djegëse në tarracën e lokalit kundrejt një pagese të kryer nga i shpalluri në kërkim, 24-vjeçari Redi Balla.

Si hakmarrje ndaj pronarit të “Urgjenca Club”, me të cilin kishte konflikte, sepse ai nuk e lejonte në lokal, Redi Balla, 24 vjec, një i ri me precedent të mëparshëm penal, donte t’i vinte flakën ndërtesës. Për këtë, porositi Klizjan Bajramin, 29 vjeç, i cili i pranoi “punën” vetëm për 20 mijë lekë. Bajrami tentoi t’i vendos zjarrin lokalit pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, në pronësi të Xhino Gjinit dhe Renato Begajt në datën 12 tetor. Ai hodhi benzinë në tarracë, ku u dogjën panelet diellore dhe disa pajisje të tjera, por u shmang shkrumbimi i plotë i tij.

Agjentët e Komisariatit nr. 2 arritën të identifikojnë dhe lokalizojnë autorin përmes vëzhgimit të kamerave të sigurisë, të cilat i çuan deri në banesë. 29-vjeçarit iu gjetën rrobat që kishte veshur ditën e ngjarjes, të varura në telin e rrobave. Veç tyre, policia i gjeti në banesë edhe disa targa të huaja, të cilat di të verifikohen se për çfarë i kishte aty. Pasi u mor në pyetje, Bajrami ai u rrëfeu hetuesve se Redi Balla i kishte dhënë shumën qesharake të 20 mijë lekëve për të “kryer punë” me lokalin. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco