Greqi/ Abuzoi me një minorene, arrestohet  shqiptari, ja si u zbulua nga policia

Greqi/ Abuzoi me një minorene, arrestohet shqiptari, ja si u zbulua nga policia

09:24, 17/10/2023
A+ Aa A-

Policia greke ka arritur t'i japin fund dramës që përjetoi një vajzë 13-vjeçare pasi u mashtrua nga një 18 vjeçar shqiptar.

Sipas medias greke Prothema.gr, gjithçka ka ndodhur rreth orës 18.00 të pasdites të ditës së djeshme  në Sintagma, kur një baba, dukshëm i shqetësuar, i është afruar një ekipi të DIAS-it së bashku me bashkëshorten dhe dy djemtë e tij dhe ka njoftuar policinë se vajza e tij ishte zhdukur që nga e enjtja e kaluar (12/10) pa dhënë asnjë shenjë jete.

Në të njëjtën kohë, burri theksoi se ka njoftuar autoritetet , por ka kërkuar edhe ndihmën e njerëzve të DIAS-it me shpresën për të gjetur sa më shpejt vajzën e tij. 

Kështu filluan kërkimet për gjetjen e minorenes. 

Dhe rreth orës 22:00 të ditës së djeshme, një grup i DIAS e gjeti vajzën 13-vjeçare në zonën e Omonias, të trazuar dhe që endej e vetme.

Oficerët e policisë i janë afruar dhe e kanë dërguar në komisariat, ndërsa kanë njoftuar edhe familjarët e saj për ta marrë.

Vajza ishte në gjendje të keqe dhe qante vazhdimisht dhe fillimisht nuk kishte folur. 

Më në fund, policia kishte fituar besimin e saj, kështu që vajza 13-vjeçare shpjegoi se ishte takuar me një 18-vjeçar shqiptar përmes rrjeteve sociale dhe se ai e kishte çuar në shtëpinë e tij në Colonos të shtunën e kaluar, ku kanë pasur marrëdhënie seksuale.

Pas një hetimi nga EL.AS. 18 -vjeçari u gjet dhe u arrestua për joshje të një të mituri dhe shthurje. 

I riu shqiptar ishte akuzuar edhe më parë për krime të tjera si grabitje, vjedhje dhe zhvatje të të miturve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco