Bilanc tragjik, e diela përgjaket nga aksidentet rrugore

15:59, 15/10/2023
A+ Aa A-

Rrugët e vendit u përgjakën këtë të dielë nga aksidentet rrugore me pasoja të rënda. Në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor Shkodër - Koplik, mjeti me drejtues shtetasin E. I., 24 vjeç, banues në Gostivar, Maqedoni e Veriut, ka përplasur këmbësorin M. P., 77 vjeç, banues në Omaraj, Malësi e Madhe, teksa për pasojë i moshuari ka ndërruar jetë.

Policia shoqëroi drejtuesin e mjetit dhe ndërkohë vijon puna hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Pak orë pas mesnatës së kaluar, në aksin rrugor Kuçovë-Belsh, automjeti që drejtohej nga shtetasi Klodian Kasa, 22 vjeç, banues në Belsh, është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës.

Nga përplasja, ka ndërruar jetë në vendngjarje, shtetasi Uran Shehu, 37 vjeç, banues në Belsh, pasagjer, në këtë automjet. Shoferi Klodian Kasa pasi kreu ekzaminimet në spital, rezultoi pa problem shëndetësore, por nën efektin e alkoolit, ku polici bëri shoqërimin e tij në komisarit për veprime të mëtejshme. Fatmirësisht një 14 vjeçar që udhëtonte në mjet nuk u lëndua.

Tjetër akisdent i rëndë u regjistrua në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Buzmadh rreth orës 11:30 të të dielës. Shtetasi V. M., banues në Cakran, duke drejtuar automjetin tip "Benz" ka humbur kontrollin mbi drejtimin e saj dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, pasagjerja R. M., 40 vjeç dhe tre vajzat të moshës 19 vjeçe, 14 vjeçe dhe 6 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco