Shqiptarja del para gjyqit në Angli, akuzohet se ka sjellë njerëz me gomone

Shqiptarja del para gjyqit në Angli, akuzohet se ka sjellë njerëz me gomone

14:57, 15/10/2023
A+ Aa A-

Një grua shqiptare ka dalë para gjykatës pasi akuzohet për përfshirje në trafik njerëzish.

U. Kurmekaj, 32 vjeçe, nuk u lejua të thoshte fjalën e saj kur u paraqit në bankën e të akuzuarve në Oxford Croën Court të premten.

Sipas oxfordmail.co.uk, avokati i saj, Oliver Snodin, tha se nuk kishte asnjë përkthyes shqiptar.

Gjykatësi Nigel Daly tha: Nëse ajo nuk mund të kuptojë siç duhet se çfarë po ndodh, ajo sigurisht që nuk mund të dënohet.

Në gjykatën e magjistraturës në shtator, ajo u përball me akuza për bashkëpunim me të tjerët për të dërguar ilegalisht njerëz në Mbretërinë e Bashkuar me gomone në shkelje të ligjit të emigracionit midis qershorit dhe tetorit 2022. Ajo gjithashtu u akuzua për mbajtje të 10 grameve kokainë dhe posedim të parave të pista.

Kurmekaj, nga Vineyard Close, Banbury vetëm konfirmoi emrin e saj kur u shfaq para gjykatësit Daly të premten.

Gjyqtari Daly caktoi përkohësisht që gjykimi të nisë më 28 shkurt, ndërsa çështja pritet të zgjasë tre ditë.

Të pandehurës i është caktuar masa e paraburgimit për t’u kthyer në gjykatë më 3 nëntor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco