VIDEO/ Bllokohet një punishte e paligjshme që prodhonte cigare, arrestohet pronari

11:35, 15/10/2023
A+ Aa A-

Në Durrës është zbuluar një punishte e paligjshme e prodhimit të cigareve.

Policia bën të ditur se, ka vënë në pranga pronarin e kësaj punishteje, Ardit Zylyftari, ndërsa ka sekuestruar makineritë dhe duhanin rifugjo.

Njoftim i Policisë së Durrësit:

Prodhonte paketa me cigare, për  t’i shitur në mënyrë të kundërligjshme, Policia sekuestron makineritë, një sasi duhani dhe paketa me cigare.

Kapet dhe vihet në pranga 36-vjeçari, pronari i punishtes ku prodhoheshin paketat me cigare, me duhan të kontrabanduar.

Në vijim të punës hetimore dhe operacionale për konstatimin dhe goditjen e krimeve ekonomike e financiare, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, bazuar dhe në  informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë goditur një rast të veprimtarisë së kundërligjshme të prodhimit dhe tregtimit të paketave me cigare, si dhe të magazinimit të një sasie duhani të kontrabanduar, me qëllim shitjen e tij me pakicë.

Në një punishte në lagjen nr. 17/1, Policia gjeti makineritë që shërbenin për prodhimin e cigareve, për t’i shitur me pakicë, si dhe 63.2 kg duhan të papërpunuar, i dyshuar i kontrabanduar, të cilin ky shtetas e përdorte për të prodhuar paketat me cigare, që i shiste në mënyrë të kundërligjshme.

Shërbimet e Policisë bllokuan punishten dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, makineritë, paketat dhe sasinë e duhanit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco