FOTO/ Fier, një shofere përplas burrë e grua, çifti i aksidentuar përfundon në spital Foto nga vendi i ngjarjes

FOTO/ Fier, një shofere përplas burrë e grua, çifti i aksidentuar përfundon në spital

09:25, 14/10/2023
A+ Aa A-

Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier pranë gjimnazit "Janaq Kilica" të qytetit. Fatkeqësisht, të aksidentuarit janë burrë e grua dhe të dy kanë përfunduar në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sipas Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 08:30, në afërsi të vendit të quajtur "Zogu i zi" në qytetin e Fierit. D. M., 31 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip "Volkswagen", ka përplasur dy këmbësorë,  A. G, 44 vjeç dhe M. G, 38 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariat, me të cilën po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Sipas burimeve, automjeti Volkswagen me targa AB 686 DM që drejtohej nga 31-vjeçarja, i ka përplasur përtokë dy këmbësorët burrë e grua, por njërit dyshohet se i ka thyer njërën këmbë. Drejtuesja e mjetit u tha se kishte pasur fushëpamje të kufizuar me diellin përballë, ndaj ishte "verbuar".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco