Interpoli zbulon dhe arreston në Vlorë një trafikant droge, e presin 17 vjet burg në Itali

Interpoli zbulon dhe arreston në Vlorë një trafikant droge, e presin 17 vjet burg në Itali

09:05, 14/10/2023
A+ Aa A-

Interpoli ka arritur të zbulojë dhe të arrestojë në Shqipëri, një trafikan droge të dënuar me mbi 19 vjet burg në Itali, i cili ishte fshehur në Vlorë. I arrestuari quhet Lorenc Kapllani alias Lorenc Sadikaj, 53 vjeç, banues në Vlorë dhe nga dënimi kishte kryer vetëm 2 vjet.

Policia e Shtetit tha se nnë vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Policia e Vlorës në bashkëpunim me FAST Albania, Interpol Tiranën dhe Zyrën e Interforcës Italiane në Shqipëri, zhvilluan operacionin “Midday”, në kuadër të të cilit u bë i mundur zbulimi në lagjen “10 Korriku” dhe arrestimi i Lorenc Kapllani/Sadikajt me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Lorenc Kapllani /Sadikaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit në Catania, Itali, e ka dënuar me 19 vjet e 6 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 16 vjet, 6 muaj e 24 ditë, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizata kriminale”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë procedurat për ekstradimin e 53-vjeçarit drejt Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco