FOTO/ Zbulim i rrallë arkeologjik në Durrës, pranë shkollës 'Gjergj Kastrioti'

FOTO/ Zbulim i rrallë arkeologjik në Durrës, pranë shkollës 'Gjergj Kastrioti'

14:39, 13/10/2023
A+ Aa A-

Një zbulim i rrallë arkeologjik ka dalë në dritë në Durrës. Lajmin e dha sot Ministria e Kulturës. 

"Gjatë rindërtimit të shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti’’, janë zbuluar gjetje arkeologjike tepër të rëndësishme si për nga tipologjia, ashtu edhe me vetë historinë e zhvillimit të qytetit antik. Bëhet fjalë për një bazament kolone, fragmente muresh, fragmente potenciale të pikturës murale e fragmente mermeri, që nga vlerësimi paraprak përkojnë me elemente tipike të strukturës së një vile romake.

Por gjetja kryesore është një mozaik floreal, që nëntoka e ka ruajtur në një gjendje mjaft të mirë, i periudhës së hershme perandorake romake, që në fazën aktuale, mendohet të mbulojë një sipërfaqe prej afro 30 m2. Hulumtimi i mëtejshëm pritet të zbulojë edhe elemente të tjerë të rëndësishëm të sitit arkeologjik.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti, Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako, drejtorja e IKTK Klesta Qirici dhe arkeologu Luan Përzhita inspektuan sot terrenin, ku u bënë këto gjetje.

Sipas specialistëve, pas këtij zbulimi do të realizohet gërmimi arkeologjik i hapur me qëllim evidentimin e plotë të këtij siti, në vijim të së cilit do të vlerësohet ecuria e mëtejshme e projektit dhe destinacionin final të materialeve arkeologjike."

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco