EMRI/ Zgjidhet anëtari i ri i KLP, kush është prokurori fitues

EMRI/ Zgjidhet anëtari i ri i KLP, kush është prokurori fitues

13:56, 13/10/2023
A+ Aa A-

Në Asamblenë e Përgjithshme të Prokurorëve është zgjedhur anëtari i parë i KLP nga Prokuroria e Apelit pas votimit të kryer ditën e sotme.

Ai është Moisi Duda i cili mori 122 vota ndaj kundërshtares Afërdita Ndoi me 106 vota. 6 vota ishin të pavlefshme. Procesi i numërimit vijon për zgjedhjen e dy anëtarëve të tjerë.

Kandidatë për vakancën në shkallët e para janë Edina Kurti, Durrës; Edlira Bako, Elbasan; Elsa Miha, Tiranë; Olger Minaj Korçë; Vatë Staka, Shkodër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco