Hajduti me kostum të kuq dhe kapele, grabitet me armë një biznes tek ‘Myslym Shyri’

Hajduti me kostum të kuq dhe kapele, grabitet me armë një biznes tek ‘Myslym Shyri’

21:45, 10/10/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të Tiranës.

Policia e Tiranës ka bërë të ditur se, një person i veshur me kostum të kuq dhe kapele, ka grabitur një shumë parash në një biznes tek rruga 'Myslym Shyri' dhe është larguar.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Më datë 10.10.2023, rreth orës 20:35, në rrugën ‘Myslym Shyri’, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me kostum të kuq dhe me kapele, dyshohet se nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri, ka vjedhur një shumë parash në një biznes, dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco