Bie ashensori në një pallat në ndërtim, humb jetën një person

Bie ashensori në një pallat në ndërtim, humb jetën një person

13:33, 08/10/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e ish-Fushës së Aviacionit në Tiranë.

Burime zyrtare nga policia e Tiranës kanë bërë të ditur, se si shkak i një defekti ka rënë ashensori në një pallat në ndërtim.

Ashensori i ka marrë jetën një 58-vjeçari, për të cilin familjarët kanë kallëzuar ditën e djeshme se nuk ishte kthyer në banesë.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Më datë 08.10.2023, rreth orës 11:30, te ish-Fusha e Aviacionit, dyshohet se si rezultat i një defekti, ka rënë nga kati i parë, në katin -1, ashensori i një pallati në ndërtim e sipër.

Si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi T. M., 58 vjeç, për të cilin kanë kallëzuar familjarët, se ditën e djeshme nuk është kthyer në banesë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco