VIDEO/ Mashtrimi me prostitutat, të moshuarve dhe të rinjve u marrin qindra euro

21:17, 06/10/2023
A+ Aa A-

Policia e Shtetit shoqëroi në nëntorin e 2022 dy 13-vjeçarë të cilët mashtronin njerëzit në rrjetet sociale. Dy të rinjtë kishin hapur adresa false me emra vajzash, duke postuar foto nudo dhe ftonin djemtë dhe burrat në takime me lekë.

Një skemë e mirëfilltë mashtrimi që me kalimin e muajve po perfeksionohet gjithmonë e më shumë në Tiranë. Persona të joshur seksualisht nga profilet false shkojnë me besimin se do të kalojnë momente të paharrueshme, por përfundojnë gjithmonë të mashtruar, nga të rinj të cilët u zhvatin shuma të konsiderueshme parash. Por si funksionon një skemë e tillë në praktikë? A mund t’u biem në gjurmë? Shumë thjeshtë!

Fillimisht hapëm një adresë false në Instagram dhe nisëm të gjejmë profilet e panumërta të vajzave që ofrojnë trupin e tyre kundrejt parave. Mjafton të bësh një kërkim të thjeshtë dhe kupton se prostitucioni, apo mashtrimi ndërmjet prostitucionit është kthyer në mode tashmë.

Adresa e pare që kontaktuam ishte me një emër pikant ‘Hot takime yje’. Nisëm menjëherë të flasim me personazhin misterioz që fshihej pas këtij profili dhe shumë shpejt kaluam në vepra.

Vajza me forma bombastike sipas fotos së dërguar, kërkonte 120 euro për 3 orë. Nuk kishte komplekse për shërbimet që ofronte, ishte e hapur ndaj çdo fantazie seksuale, mjaftonte të paguaje dhe të shkoje në shtëpinë e saj.

Na la takim ditën e premte në orën 17:30, në një lagje periferike të Tiranës

Nisemi dhe arrijmë në kohën në vendin e caktuar nga vajza. E reja na udhëzon nëpërmjet një telefonate me video për apartamentin e saj. Personi që fshihet pas këtij profili përdor një trik interesant, sepse e sjell të dërguarin tone 20 minuta në lagje për të kuptuar nëse e shoqëron dikush.

Më në fund, vajza bindet që t’i tregojë vendin se ku jeton. Gjatë rrugës për te pallati na bie në sy një vajzë e brishtë që shoqëron gjithë kohës me sy të dërguarin tone.

Më në fund, bashkëpunëtori ynë arrin në vendin e caktuar. Aty po aq ‘rastësisht’ e njëjta vajzë pret përballë hyrjes së pallatit duke vëzhguar me vëmendje zonën.

Menjëherë nis dhe shpjegimi në Instagram se çfarë veprimesh duhet të bëjë i dërguari ynë dhe ku duhet të lërë paratë. Pas realizimit të të gjitha udhëzimeve dhe pasi I kërkon të ngjitet në katin e shtatë, vajza nis dhe me kërcënimet tipike se do të merrej tutori me të nëse nuk bënte pagesën.

Kur menduam se gjithçka po shkonte si duhet, vajza na pikas dhe vendos të largohet nga vendi ku qëndronte. Menjëherë na bllokon në rrjetet sociale dhe mbyll adresën e Instagramit.

 Fatkeqësisht nuk ia arritëm qëllimit, por nuk dorëzohemi me rastin e pare

Rinisim të kërkojmë dhe gjejmë një profil të ri. Klea Kurti, emër më real, video me përmbajtje më të fortë dhe tarifa që na ofron është më modeste: 50 euro ora, ose 200 euro nata.

Lëmë takimin dhe nisemi drejt lagjes ku na adreson vajza. Gjejmë vendin e hyrjes dhe si në rastin e pare ndiqet e njëjta skemë. Bashkëpunëtorit tonë i shpjegohet se ku do të lërë paratë.

Në këtë rast, puna duket më e sofistikuar, pasi te pallati ka një hapësirë në mur që u jep mundësinë mashtruesve t’u kërkojnë klientëve të tyre të lënë aty paratë. Ashtu siç ndodhi dhe në rastin tonë.

Arrijmë të pikasim personin që shkon për të marrë paratë, por duke qenë se nuk kemi lënë gjë del duarbosh. Tentojmë dhe njëherë me të njëjtën mënyrë. Djaloshi afrohet te vendi i caktuar dhe ky është momenti ynë për të dale në skenë.

Gazetari Eraldo Harlicaj shkon te djali dhe e pyet për mashtrimin, pas hezitimit të parë ai bindet të bashkëpunojë madje tregon detaje nga ‘puna e tij’ në një intervistë.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco