VIDEO/ Mjeku ligjor sorollat për 3 ditë pacientin, si jep raportin pa i marrë 100 euro

VIDEO/ Mjeku ligjor sorollat për 3 ditë pacientin, si jep raportin pa i marrë 100 euro

20:51, 06/10/2023
A+ Aa A-

Mori 100 euro në këmbim të lëshimit të raportit mjeko-ligjor, arrestohet mjeku në Rrëshen. Bëhet fjalë për mjekun pneumolog në spitalin e Mirditës, njëkohësisht ekspert mjeko-ligjor në këtë qytet.

Një zënkë tipike shqiptare për shkakun me banal të mundshëm që është parakalimi me makinë. Autori ka dhunuar barbarisht Gjergjin duke i shkaktuar fraktura në trup dhe kafshime. Dëmet e këtij kafshimi, janë të dukshme dhe në këtë foto të bërë menjëherë pas ngjarjes.

Nisur nga pasojat e sulmit të dhunshëm, Gjergji ka kërkuar menjëherë ndihmën e autoriteteve.

Gjergji është i vendosur ta çojë deri në fund denoncimin e tij, prandaj sipas kërkesës së punonjësit të policisë i duhej një raport mjekoligjor. Ky zotëri po na thotë se eksperti mjeko-ligjor, që pretendohet të ketë bashkëpunim të ngushte me Policinë e Shtetit, i ka kërkuar 100 mijë lekë të vjetra...

Mjeku duket se ka qenë insistues në kërkesën e tij, të cilën e ka përsëritur edhe në ditët në vijim, pavarësisht refuzimit te pacientit të dëmtuar.

Pas këtij ultimatumi, Gjergji vendos t’i gjejë lekët për ta paguar doktorin këmbëngulës...

Qe sidoqoftë nuk e pengon aspak të kthjellohet në momentin kur pacienti nxjerr 100 euro për t’ia lënë mbi tavolinë. Fiks pas tre ditësh sorollatje për një ekspertizë kaq të thjeshtë.

Pasi kemi kaluar të gjithë oborrin e spitalit për të mbërritur në zyrën e dr. Zefit, më në fund jemi ulur përballë tij për të diskutuar me qetësi për çfarë ka ndodhur. Por ka edhe diçka tjetër të cilën e diskutuam që në nisje të kësaj historie.

Doktori ynë, ka një pasion që duket se nuk e fsheh aspak. Doktori na tregon se si konsumimi i alkoolit përdoret për qëllime studimore. Menjëherë pas kësaj policia ndërhyri menjëherë, duke bërë të mundur arrestimin e këtij mjeku mister 100 euro, që turpëron misionin e bluzave të bardha.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco