Shiste afër një shkolle produkte ushqimore të skaduara, procedohet pronarja e dyqanit

Shiste afër një shkolle produkte ushqimore të skaduara, procedohet pronarja e dyqanit

11:57, 06/10/2023
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka një procedim penal, për pronaren e një dyqani pranë një shkolle në kryeqytet e cila shiste produkte ushqimore  të cilave iu kishte kaluar afati i konsumit.

Në dyqanin e shtetases 60-vjeçare, u gjetën dhe sekuestruan produkte të ndryshme.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Shiste afër një shkolle, produkte ushqimore të cilave iu kishte kaluar afati i konsumimit, procedohet penalisht pronarja e dyqanit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin me përgjegjësi të çdo veprimtarie apo fenomeni, që cenon sigurinë e nxënësve, kanë vijuar intensifikisht kontrollet, në bashkëpunim me inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, në afërsi të shkollave të ndryshme të Tiranës, ku tregtohen produkte ushqimore për nxënësit.

Gjatë kontrolleve, në rrugën “Tre Dëshmorët”, në dyqanin e shtetases , 60 vjeçe, u gjetën dhe u sekuestruan produkte të ndryshme ushqimore që ajo i shiste në afërsi të një shkolle, edhe pse iu kishte kaluar afati i konsumimit.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në ngarkim të shtetases F. Ç., 60 vjeçe, banuese në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco