I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria, arrestohet serbi në Morinë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria, arrestohet serbi në Morinë

10:54, 06/10/2023
A+ Aa A-

Policia kufitare e Morinës ka vënë në pranga një 31-vjeçar, shtetas serb i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga Austria.

I ndaluari ishte shpallur në kërkim për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Njoftimi:

PKK Morinë

Tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga autoritetet e Austrisë, për trafikim të narkotikëve, arrestohet me qëllim ekstradimin, 31-vjeçari nga Serbia.

Krahas angazhimit maksimal për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe me etikë, për qytetarët në hyrje/dalje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë kanë vijuar punën për goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ndalimin e shtetasve që sinjalizohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk.

Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Vjenës, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Austrisë, shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht D. S., 31 vjeç, banues në Serbi.

Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Vjena, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Austrisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Austri, vijon procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco