Inceneratori i Elbasanit, dënohet me 5.8 vite burg Lefter Koka, Alqi Bllako...

Inceneratori i Elbasanit, dënohet me 5.8 vite burg Lefter Koka, Alqi Bllako...

16:13, 05/10/2023
A+ Aa A-

Ish-ministri i mjedisit Lefter Koka u dënua me 5.8 vite burg për dhënien me koncension dhe ndërtimin e Inceneratorit të Elbasanit. Ndërsa ish-vartësi i tij Alqi Bllako, u shpall i pafajshëm.

Gazetari i Syri TV raporton se me 6.8 vite burg është dënuar administratori i kompanisë koncensionare Klodian Zoto dhe Mirel Mertiri. Ndërsa për administratorja tjetër Stela Gugallja u dënua me 4.8 vite.

Dënimet për “Inceneratorin e Elbasanit”:

-Lefter Koka  5.8 vite burg

-Stela Gugallja  4.8 vite burg

-Serafin Papa  1.4 vite burg

-Jonida Zeqo 2.8 vite burg.

Mësohet se Kokës i është  konfiskuar kantina e pijeve deri në masën e korrupsionit të kryer

Dy kompanive Albtek SHPK dhe Itegradet Technology SHPK u ndërpritet kontrata e personit juridik duke i kaluar aksionet shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco