Ndërhyrja zgjati 9 orë, si ndërroi jetë 3-vjeçari pas vizitës te dentisti, ngjarja u mbajt e fshehtë

Ndërhyrja zgjati 9 orë, si ndërroi jetë 3-vjeçari pas vizitës te dentisti, ngjarja u mbajt e fshehtë

15:05, 05/10/2023
A+ Aa A-

Detaje tronditëse dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi vendin tonë, ku një 3-vjeçar humbi jetën pas ndërhyrjeve te dhëmbët që kishte bërë në një klinikë private.

Ndërhyrja në gojë për vogëlushin ishte bërë në datën 28 shtator në klinikën private të mjekut Roland Xhaxho, ndërsa ndërhyrja kishte zgjatur për që nga ora 10:30 e paradites deri në orën 19:00 të mbrëmjes.

Pas shfaqjes së komplikacioneve, djali kishte ndërruar jetë më 18:00 të datës 1 tetor në pediatrinë e QSUT.

Ngjarja është tentuar që të mbahet e fshehtë, ndërsa asnjë institucion, polici apo spital, nuk e raportoi ngjarjen. Po ashtu, duke iu referuar dëshmisë së mjekëve, si pasojë e anestezisë, është dëmtuar mëlçia, duke i sjellë vdekjen 3-vjeçarit.

Pas publikimit të lajmit në media, policia e Tiranës doli me një njoftim të shkurtër, ku thuhej se ishte proceduar mjeku Xhaxho.

Ndërkohë, klinika private sot ishte e hapur, ndërsa u mbyll sapo u pa prania e grupeve të xhirimit të mediave. Nga ana tjetër familjarët kërkojnë zbardhjen e ngjarjes. /BW

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco