Po punonte tokën, vdes shqiptari në Itali

Po punonte tokën, vdes shqiptari në Itali

19:55, 04/10/2023
A+ Aa A-

Ai ishte duke punuar me frezën e traktorit kur u përplas papritur nga mjeti.

Një 66-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pasditen e sotme në rrugën ‘Bolsena’ në Trevi, Itali. Ai është shtypur nga traktori teksa ishte duke punuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit e njësisë së Folignos, karabinierët e stacionit lokal dhe autoambulanca, por për fat të keq për shqiptarin nuk mund të bëhej asgjë më.

Për aksidentin është njoftuar edhe Prokuroria Publike Spoleto.

Dinamika e fakteve nuk është ende e saktë. Policia do të rindërtojë aksidentin për të zbardhur shkakun e vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco