Përfshihen nga flakët magazinat e fabrikës së miellit në Laç, pamjet nga vendngjarja

Përfshihen nga flakët magazinat e fabrikës së miellit në Laç, pamjet nga vendngjarja

11:01, 03/10/2023
A+ Aa A-

Rreth orës 23:00 të mbrëmjes së kaluar në magazinat e fabrikës së miellit në Laç ka rënë një zjarr me përmasa të mëdha. Menjëherë janë lajmëruar zjarrfikësit dhe policia e Kurbinit të cilët kanë mbërritur në vendngjarje.

Me ndërhyrjen e zjarrfikësve është bërë e mundur të izolohet zjarri në disa pjese te fabrikës së miellit, ndërsa janë shkrumbuar sasi të mëdha mielli, miser dhe nënprodukte.

Sipas pronarit të fabrikës Tonin Loci shkak i rënies se zjarrit një shkëndijë elektrike, ndërsa objekti është i pajisur me kamera sigurie, çka mund te ndihmoje grupin hetimor për zbardhjen e plot te rënies se zjarrit. Demi i shkaktuar sipas pronarit kam vlerën e 40 milionë lekëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco