Tiranë, policia zbulon bazën dhe hajdutët e monopatinave, tre adoleshentë

Tiranë, policia zbulon bazën dhe hajdutët e monopatinave, tre adoleshentë

08:49, 03/10/2023
A+ Aa A-

Policia e Tiranës është angazhuar për të arrestuar hajdutët e monopatinave dhe të biçikletave, që janë kthyer në problem për qytetarët. Për këtë arsye ka organizuar operacionin policor të koduar si “Monopatina 2” dhe arrestoi dy adoleshentë:  D.Sh, 18 vjeç dhe S.H, 19 vjeç e shpalli në kërkim një 17-vjeçar. Të tre janë banues në Tiranë.  Policia gjithashtu procedoi penalisht  K. L., 19 vjeç, edhe ai banues në Tiranë.

Dy të rinjtë e arrestuar, në bashkëpunim me 17-vjeçarin e shpallur në kërkim, dyshohet se më datë 1 shtator 2023, kanë vjedhur një monopatinë në Rrugën e Kavajës.

19-vjeçari S. H i merrte sendet e vjedhura nga dy të tjerët dhe pastaj i shiste kundrejt përfitimeve të ndryshme monetare.

Por, gjatë këtij operacioni për kapjen e hajdutëve të monopotinave, policia kapi një shokun e tyre, K.L, i cili u gjet me kanabis me vete.

Policia ushtroi kontroll në banesën e shitësit të objekteve të vjedhuravedhe gjeti gjeti një biçikletë elektrike dhe 4 monopatina, që iu sekuestruan.

Megjithatë, po vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco