VIDEO/ Armë zjarri në makinë, shoqërohen 14 persona në Vlorë

22:03, 02/10/2023
A+ Aa A-

Drejtoria e Policisë Vlorë së bashku me ‘Operacionalen’ dhe FNSH-në, po zhvillojnë kontrrolle në zonën te rruga e Çipajve.

Nga burimet për SYRI-n, mbi 15 mjete police dhe efektive të shumtë ndodhen në zonë.

14 është numri i të shoqëruarve deri tani, të cilët ndodheshin brenda një ambjënti që shërben si lokal.

Nga aksioni i zhvilluar mbrëmjen e sotme sipas informacioneve të policisë, është sekuestruar një armë zjarri dhe një automjet.

Nuk dihet ende identiteti i personave të shoqëruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco