Maliq/ Po priste dru në mal. 62-vjeçarin e zë kali poshtë dhe e lë të vdekur

Maliq/ Po priste dru në mal. 62-vjeçarin e zë kali poshtë dhe e lë të vdekur

19:15, 02/10/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në fshatin Gjyras të Bashkisë Maliq.

Një 62-vjeçar me iniciale A.Sh. ka shkuar për të prerë dru në malin e këtij fshati, me kalë.

Gjatë rrugës, për shkak të terrenit të vështirë, 62-vjeçari është rrëzuar në tokë dhe kafsha i ka rënë përsipër, duke e lënë të vdekur në vend.

Viktima është gjetur nga disa banorë të zonës të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco