SYRI TV/ Fier, situatë kritike nga zjarret në Pishporo

17:50, 02/10/2023
A+ Aa A-

Prej 7 ditësh vijon të shkrumbohen mijëra hektarë me pyje në Pishporo dhe Darzezë. Zjarri është përhapur në një zonë të gjerë, ndërsa është e vështirë të neutralizosh flakët. Ndërkohë, në ndihmë të forcave zjarrfikëse shqiptare kanë ardhur dy avionë nga Greqia.

SYRI TV

Vijon prej 7 ditësh zjarri në pyllin me pisha në Darëzezë dhe Pishporo, deri në afërsi të grykëderdhjes së lumit Vjosë.

Vatra e zjarrit, siç shihet nga pamjet me dron, është shtrirë në një sipërfaqe të konsiderueshme, duke shkrumbuar dhjetëra hektarë me pyje puishe e shkurre përgjatë brezit ranor.

Dhjetëra forca zjarrfikëse janë aktivizuar për shuarjen e flakëve, por mungesa e rrugëve të brendshme në pyll dhe era, nuk kanë favorizuar neutralizimin e flakëve.

Në ndihmë të zjarrfikësve shqiptarë, kanë ardhur dy avion CANAD AIR nga Greqia, të cilët prej mëngjesit të së hënës po shuajnë flakët nga ajri.

Nga ana e tij kryebashkiaku Armando Subashi ka pohuar se reparti zjarfiksës ka kapacitet me mjete e personel, aeroplanët zjarrfiksë do të punojnë deri në shuarjen e vatrës fundit të zjarrit.

Deri më tani, llogaritet të jenë djegur mbi 1 mijë hektarë me pisha në këtë zonë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco