VIDEO/ Avokati Doga: Lajmin për atentatin e mora vesh nga policia, nuk jam kërcënuar kurrë

10:35, 02/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e lajmeve në SYRI TV me moderatoren Eneida Ndoci për të dhënë detaje mbi atentatin e planifikuar ndaj tij nga grupi i Laert Haxhia ishte avokati Adriatik Doga.

Doga është shprehur se 'nuk jam kërcënuar asnjëherë nga grupi i Laert Haxhisë dhe deri tani nuk kam asnjë informacion shtesë nga ana e prokurorisë'.

"Unë jam informuar për tentativën e vrasjes nga komunikimi që drejtori i përgjithshëm ka bërë për mediat gjatë operacionit. As kam dyshuar, as jam kërcënuar dhe as kam kuptuar në asnjë moment që do të bëhej një atentat ndaj meje, nuk kishte pse të më vrisnin ke dera e shtëpisë sepse unë jam në rrugë përditë dhe më vrisnin ku të donin.

Unë nuk kam pasur komunikim me asnjë person dhe kush të dojë le të komunikojë me mua, nuk jam fshehur dhe nuk kam asnjë konflikt me asnjë dhe jam gati që të shkoj kudo që më kërkon policia.

Nuk kam pse kërkoj urdhër mbrojtje sepse nuk ndihem i rrezikuar dhe nëse shteti mendon të më mbrojë në sajë të akuzave të të penduarit, le të marrë masa. Artan Tafanin unë e kam kushëri dhe jemi takuar para tre muajve, kemi pirë kafe te lokali, ndërsa me Laertin nuk kam asnjë komunikim dhe nuk kam asnjë konflikt me të.

Familja nuk e ka pritur mirë, ndihet e trembur dhe ajo është pjesa më e brishtë e njeriut, ndërsa familjarët e Tafanit janë larguar nga Shqipëria pasi kanë frikë mos i vrasin."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco