Eksperti britanik: Terroristët u stërviten me automjete amerikane, Vuçiç duhet të japë shpjegime

10:13, 02/10/2023
A+ Aa A-

Eksperti britanik, Aidan Hehir, profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Westminster, ka deklaruar se automjetet me të cilat grupet serbe u stërvitën para sulmit në veri të Kosovës duket se ishin amerikane, duke shtuar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të ketë shumë për të shpjeguar.

Ai ka shkruar në rrjetin social X se automjetet që shihen në pamjet e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, janë të tipit “Humvee”, ndërsa ka thënë se Departamenti i Sigurisë s’do të jetë i lumtur që Serbia “i ka shfrytëzuar për t’i stërvitur terroristët me makinat që iu dhanë donacion nga SHBA-ja”.

“Automjetet duken sikur ‘Humvee’ amerikanë. Sigurisht, Departamenti i Mbrojtjes nuk do të jetë i lumtur që Serbia i ka përdorur për t’i trajnuar terroristët makinat që iu dhanë donacion nga SHBA? Vuçiçi ka shumë për të shpjeguar”, thuhet në reagimin e tij.

Ministri Sveçla ka publikuar të dielën në një konferencë për media pamje të trupave serbe që stërviteshin para kryerjes së sulmit në fshatin Banjskë.

Mediumi serb N1 pati raportuar sivjet në korrik se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) e kanë furnizuar Serbinë me 66 automjete "Humvee".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco