FOTO/ Sekuestrohet makina GLK e Klea Gjatës: Fliste çdo ditë me Laert Haxhiun në burgun grek

FOTO/ Sekuestrohet makina GLK e Klea Gjatës: Fliste çdo ditë me Laert Haxhiun në burgun grek

10:06, 02/10/2023
A+ Aa A-

Policia e Lushnjës, me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit sekuestroi makinën tip GLK në përdorim të Klea Gjatës, vajzës që u arrestuar në kuadër të operacionit "Kurrë mos harro", e cila kisha lidhje me Laert Haxhiun.

Burime nga Policia e Lushnjës bëjnë me dije se makina ishte në emër të nënës së saj, ndërsa është sekuestruar edhe një aparat celular që mund të ndihmoj në zbardhjen e bisedave të saj me Haxhiun nga burgu i Janinës.

Pikërisht kjo makinë përdorej nga Klea Gjata, e cila në shumë raste ka transportuar Laert Haxhiun dhe bashkëpunëtorin e prokurorisë, Artan Tafani nga njëra bazë në tjetrën. 

Automjeti është survejuar disa herë nga agjentët e Policisë së Lushnjës, me shpresën e lokalizimit dhe arrestimin e Laert Haxhiut, por në asnjë rast nuk ka sjellë asnjë rezultat.

Për këtë automjet ka folur dhe bashkëpunëtori i prokurorisë, Artan Tafani, se ka lëvizur i armatosur së bashku me Laertin në disa qytete të vendit.

Bashkëpunëtori ka treguar se e dashura e Laert Haxhiut, ka dijeni thuajse për çdo lëvizje dhe krim të Laert Haxhiut, ndaj dhe prokuroria urdhëroi arrestimin e saj për akuzën e “Moskallëzimit të krimit” dhe “Përkrahjes së autorit të krimit”.

Implikimi i Klea Gjata me vrasësin Laert Haxhiun, lidhet jo vetëm nga dëshmia e Artan Tafanit, por dhe nga telefoni i saj. Në momentin e arrestimit, Klea Gjata, i janë sekuestruar dy aparate telefonike ku nga kqyrja e tyre rezultoi se vajza nga Lushnja atë ditë dhe në ditët e tjera, fliste në telefon në mënyrë të vazhdueshme me Laert Haxhiun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco