Në shënjestër nga grupi i Laert Haxhiut/ Merret në mbrojtje ish-prokurorja e Lushnjes Merita Selimi

Në shënjestër nga grupi i Laert Haxhiut/ Merret në mbrojtje ish-prokurorja e Lushnjes Merita Selimi

09:51, 02/10/2023
A+ Aa A-

Ish-prokurorja e Lushnjes Merita Selimi është marrë në mbrojtje nga policia pasi dyshohet se ka qenë në shënjestër për t’u vrarë nga grupi i Laert Haxhiut.

Merita Selimi do të shoqërohet nga efektivë të Policisë së Shtetit kudo që të jetë në lëvizje.

Emri i ish-prokurores së Lushnjes doli nga dëshmia e Artan Tafanit, bashkëpunëtorit të drejtësisë që zbuloi grupin e Laert Haxhiut dhe zbardhi 6 vrasje të kryera nga ky grup.

Sipas dëshmisë së tij para hetuesve, Laert Haxhiu kërkonte të vriste Merita Selimin pasi kishte hetuar atë dhe bashkëpunëtorë të tij për një vrasje.

Ish-prokurorja e Lushnjes u skualifikua nga vettingu

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco