VIDEO/ Një tjetër vatër zjarri në pyllin me pisha të Darëzezës, flakët përhapen me shpejtësi

20:34, 30/09/2023
A+ Aa A-

Pylli me pisha në Darëzezë është përfshirë nga një tjetër vatër e re zjarri.

Deri tani Nnë vendngjarje kanë shkuar dy automjete zjarrfikëse.

Flakët e zjarrit po ndihmohen nga era detare duke u përhapur me shpejtësi.  

Kujtojmë se një javë më parë u përshkuan nga zjarri afro 300 ha pyje në këtë zonë.

Pylli me pisha në Dartezezë eshte vijimësi e pyllit mbi 70 vjeçar që ndodhet në bregdetin Seman, Darëzeze e Pishporo.

Sot prefekti i qarkut Lefter Shehaj si dhe drejtori i emergjencave civile Haki Çako pohuan se në zjarrin afro 6 ditor në Pishporo është djegur një siperfaqe mbi 500 hektare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco