'U ul për të kërkuar heroinën kur e qëlluam me plumb pas koke'/ Tafani rrëfen vrasjen e Semakut

'U ul për të kërkuar heroinën kur e qëlluam me plumb pas koke'/ Tafani rrëfen vrasjen e Semakut

15:50, 30/09/2023
A+ Aa A-

39-vjeçari, Artan Tafani që me deklarimet e tij çoi policinë në zbardhjen e 18 ngjarjeve kriminale dhe lëshimin e 16 urdhërarresteve, është marrë serish një pyetje nga hetuesit. Burime të Tv Klan thanë se kjo tentativë e dytë e grupit hetimor vjen pas dyshimeve se Tafani mund të ketë dijeni për më shumë ngjarje krimilane të ndodhura në vendin tonë.

Deri tani me rrëfimet e tij në pranga janë vunë 12 persona ndërsa 4 të tjerë u shpallën në kërkim. Mes personave që ai akuzon se organizator dhe pjesëmarrës është Laert Haxhiu, i cili aktualisht ndodhet në burg në Greqi.

Sipas Tafanit, Haxhiu është porositës i 6 vrasjeve, 2 nga të cilat në Greqi. Ndër ekzekutimet e rrëfyera, ku vetë Artan Tafani ka marrë pjesë është dhe ajo e Alban Semakut e regjistruar në Qershor të 2021 në Peqin.

Tv Klan ka siguruar një pjesë të dëshmisë së 39-vjeçarit, ku ai tregon se si u krye vrasja e Semakut i njohur edhe si Elton Mermali.

 “Mermalin e njihja herët dhe ai ishte përdorues i heroinës. Duke pasur informacion që ai kërkonte të pinte heroinë, e kam gënjyer duke i thënë se në një vend kam fshehur heroinë, të shkojmë ta marrim dhe ta pimë. Mermali ka pranuar. Mbrëmjen e 13 Qershorit 2021 kam shkuar me makinë tek lagjja e tij për ta marrë. Kemi shkuar në Peqin, dhe buzë një muri jemi drejtuar tek disa ferra, duke e gënjyer Mermalin se aty ndodhej heroina. Në kërkime për të gjetur heroinën, është përfshirë dhe vetë Mermali, i cili sapo ka ulur kokën për të parë nëse kishte heroinë, e kemi qëlluar me plumb pas koke. Një plumb në kokë dhe dy në trup, për t’u siguruar që kishte vdekur”.

Për këtë ngjarje, Artan Tafani ka deklaruar se krahas tij ka marrë pjesë në vrasje edhe Laert Haxhiu dhe Lulzim Spahia. Vrasja dyshohet të jetë kryer për motive hakmarrje nga Laert Haxhiu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco