Shkodër/ U kapën duke peshkuar me mjete të ndaluara, policia procedon dy qytetarë

Shkodër/ U kapën duke peshkuar me mjete të ndaluara, policia procedon dy qytetarë

15:46, 29/09/2023
A+ Aa A-

Si rezultat i patrullimeve të vazhdueshme në liqenin e Shkodrës, policia ka konstatuar dhe goditur 2 raste të tjera të peshkimit me mjete të ndaluara.

Sipas policisë janë procedohen penalisht 2 shtetas që u kapën në flagrancë duke peshkuar me këta mekanizma, të cilët përveçse dëmtojnë florën dhe faunën liqenore, rrezikojnë jetën e përdoruesve të tyre, për shkak të rrymës elektrike në ujë.

Njoftimi i policisë:

Sekuestrohen një mjet lundrues dhe mekanizmat elektrikë që përdoreshin për peshkim.

Një javë më parë, shërbimet e DVKM Shkodër goditën një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale, që kryhej nga 2 shtetas, në afërsi të bregut të liqenit të Shkodrës.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, si rezultat i kontrolleve në hapësirën liqenore, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të peshkimit me mjete të ndaluara, kanë konstatuar në vendin e quajtur “Zalli i Kosanit”, një mjet lundrues në të cilin ndodheshin 2 shtetas që po peshkonin me mekanizma që furnizoheshin me energji elektrike, të cilët janë të ndaluar për shkak të rrezikut që kanë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetasit, konkretisht E. Sh., 45 vjeç dhe A. M., 36 vjeç, të dy banues në fshatin Aliaj, Malësi e Madhe, për veprën pënale “Peshkimi i ndaluar”.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti lundrues dhe mekanizmat elektrikë që përdoreshin për peshkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco