Sulmi terrorist në Banjskë, Policia operacion në tri komunat në Veri në koordinim me EULEX dhe KFOR

Sulmi terrorist në Banjskë, Policia operacion në tri komunat në Veri në koordinim me EULEX dhe KFOR

08:27, 29/09/2023
A+ Aa A-

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke zhvilluar kontrollore në pesë zona në tri komunat në veri të vendit dhe ky operacion lidhet me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Në njoftimin për media thuhet se këto urdhër kontrolle po zbatohen në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in.

Sot, më datën 29.09.2023 Policia e Kosovës është duke zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente për kontrolle, në pesë lokacione në tri komunat në veri të Kosovës. Këto operacione janë duke u zhvilluar lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë.

Operacioni policor është duke vazhduar nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës, me prezencën në vend ngjarje të Prokurorit (të PSRK-së).

Me këtë rast Policia e Kosovës njofton qytetarët se nuk kanë nevojë për ndonjë shqetësim.

Këto urdhër kontrolle, janë duke u zbatuar në koordinim me EULEX dhe KFOR.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco