EMRI+FOTO/ Ekzekutohet një grua shqiptare në Itali

EMRI+FOTO/ Ekzekutohet një grua shqiptare në Itali

22:04, 28/09/2023
A+ Aa A-

Një grua shqiptare është ekzekutuar mbrëmjen e sotme me një plumb në kokë, në mes të rrugës në Castelfiorentino në Firence.

Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur gjatë mbrëmjes, ndërsa viktima është identifikuar si Klodiana Vefa, 35 vjeçe.

Ajo është qëlluar nga një burrë, i cili dyshohet se është ish-burri i saj, i cili deri më tani nuk është kontaktuar dot nga policia.

Alarmin e kanë dhënë banorët e zonës të cilët kanë dëgjuar krismën e armës. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe autoambulanca, por 35-vjeçarja shqiptare kishte humbur jetën.

Ajo ishte nënë e dy fëmijëve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco