VIDEO/ U akuzua për atentatin ndaj Zef e Gjin Gurit, flet Edmond Nika: Nuk e di pse më doli emri

18:13, 28/09/2023
A+ Aa A-

Janë lënë të lirë katër të shoqëruarit në Policinë e Shkodrës për vrasjen e Zef Gurit dhe plagosjen e djalit të tij, Gjin Gurit.

Pas dëshmisë së dhënë para oficerëve të policisë gjyqësore, ata janë lënë të lirë. Njëri prej tyre, Edmon Nika ka folur për mediat duke deklaruar se ditën e vrasjes, ai nuk ka qenë në zonën e Dukagjinit, por në fshatin Stom Golem.

Për këtë ai shprehet se ka kamera sigurie të objekteve ku ka qëndruar. Madje, ai shton se prej tre muajsh nuk ka qenë në zonën e Dukagjinit. Nika sqaron edhe për lidhjen familjare që ka me viktimën dhe të birin.

Intervista:

-Si është historia juaj?

Historinë time nuk e di as vetë. Nuk e di as vetë që është kjo histori. Kjo nuk është histori, është histori koti për mua. Për t’më akuzuar mua për këtë punë është krejt e kotë.

-Ju jeni vetëdorëzuar në polici?

Po, jam vetëdorëzuar.

-Çfarë keni deklaruar para oficerëve të policisë?

Kam deklaruar çfarë më kanë pyetur. Ua kam deklaruar të gjitha dhe i kam krejt me fakte.

-Ku ke qenë ditën që ka ndodhur vrasja?

-Këtu kam qenë. Tërë ditën këtu kam qenë dje.

Në çfarë fshati apo zone ndodhi?

-Në Stom Golem. E kap zona e Hotit.

-S’ke asnjë lidhje me vrasjen e Zef Nikës dhe plagosjen e Gjin Gurit?

Jo, jo, jo! As që nuk diskutohet. Me pas lidhje unë nuk ka shanse në botë.

-Po pse mendon se të ka dal nami?

Ku e di unë. Ky është ose faji i medieve ose .... Por ka mundësi të jetë më shumë faji i medieve, jo i policisë.

-Mediat e kanë burimin nga policia.

Po, policia por policia mirë se mu sul mbrëmë po tani pse më lëshojnë?

-Keni deklaruar se jeni i pafajshëm?

I pafajshëm në lidhje me atë çështje.

-Ju e vërtetoni që keni qenë dje në Stom Golem?

Normal.

-Si do ta vërtetoni?

Me kamera, me çfarë të duan. Ndaç edhe me dëshmitarë, si të duan.

-I keni dorëzuar kamerat?

Jo, nuk i kam dorëzuar sepse nuk më kanë kërkuar kamerat. Nëse është e nevojshme edhe kamerat ua dorëzoj kur të duan.

-Kur ka qenë hera e fundit që ke qenë në Dukagjin? Të kanë pyetur në polici?

Hera e fundit, ka 3 muaj që nuk kam qënë .

-Ndërkohë, a ke pasur konflikte me viktimën?

Jo, jo, jo. Jo me atë por nuk kam pasur konflikt me askënd.

-A i njeh si persona?

Po, si persona i njoh.

-A keni ndonjë lidhje me ta?

Po, kanë lidhje gjaku të parët e mi.

-Për konfliktin keni dijeni se çfarë mund të ketë ndodhur?

Jo, në botë jo. Nuk e kam dit derisa më kanë marrë në telefon. Më kanë thënë kështu-kështu ka ndodhur. Mirë, po emrin pse ma kanë qitë? Më morën në telefon të gjithë të mijtë që i kam jashtë shtetit. Unë pa ditur gjë në botë e më thanë kështu-kështu ka ndodhur. Unë u thash se nuk di gjë. Ndez televizorin e veç kur shoh emrin tim. Jam veshur, jam bërë gati dhe kam shkuar në polici.

-Pse shkove në polici?

Pse mos të shkoja kur më doli emri? Duhet të shkosh sepse s’ke pse me u fsheh kot. Edhe kur me pas njeriu faj s’ka pse të fshihet, por jo kur të jesh i pafajshëm krejt.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco