Lala: Ja si u zbërthye grupi i strukturuar kriminal i drejtuar nga Laert Haxhiu, po përdoret një pajisje përgjuese...

Lala: Ja si u zbërthye grupi i strukturuar kriminal i drejtuar nga Laert Haxhiu, po përdoret një pajisje përgjuese...

17:49, 28/09/2023
A+ Aa A-

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka pasur sot një takim me gazetarët e kronikës së zezë, teksa gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar disa nga temat dhe informacionet e marra nga ky komunikim.

E ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Lala u shpreh ndër të tjera tregoi detajet sesi u arrit të zbërthej një grup i strukturuar kriminal, me në krye Laert Haxhiun, i njohur si kundërshtarë i Alfdo Bares.

“Bëhet fjalë për të një penduar të drejtësisë, Artan Tafani. Është arrestuar nga forcat Operacionale, të cilët kishin arritur me metoda speciale, është një pajisje përgjuese që po përdoret për lokalizimin e personave që janë në kërkim për vepra penale. Në fillim ishte i dyshuar për një grabitje, por gjatë gjurmimit të tij, policia zbuloi se një servis, ku dyshohej se automjetet e përdorura në vrasje të ishin çmontuar aty, dhe në shenjat e gishtave doli dhe Tafani. Ai u rrëfye për vrasjen e parë që ka kryer, vrasjen e Elton Mermalit, pjesë e bandës së Aldo Bares.

Nëna e Elton Mermalit edhe pse e moshuar deklaroi në prokurori  se autor i vrasjes së djalit ishte Laert Haxhiu dhe dha detaje. Ka pasur një reagim të tmerrshëm nga babai i Laert Haxhiut duke insistuar se faktet nuk ishin të vërtete, por koha i dha të drejtë. Tafani e pranoi vrasjen, rezultojnë 6 vrasje të kryera prej tij. Grupi drejtohej nga Laert Haxhiu, një personazh i jashtëzakonshëm i botës së krimit. Është dënuar me 18 vite burg për një vrasje. Më 2017 tentoi të vriste nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurtin. Ai arriti të shpëtonte, por u vranë tre të tjerë. Janë dy të dënuar me burg të përjetshëm për masakrën e Lushnjës.

Është arrestuar edhe e dashura e tij, (e Laert Haxhiut), e cila akuzohet për moskallëzim krimi dhe dhënie ndihme. Ajo i ka dhënë ndihmë që të fshihej”, u shpreh gazetarja Lala.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco