I mori paratë duke i premtuar se do ta bënte futbollist, arrestohet mashtruesi në Tiranë

I mori paratë duke i premtuar se do ta bënte futbollist, arrestohet mashtruesi në Tiranë

16:12, 27/09/2023
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një shtetas i dënuar me 1 vit burgim, pasi i ka marrë një shumë parash, një shtetasi, duke e mashtruar.

I arrestuari në vitin 2016, kur ka qenë trajner i një skuadre futbolli në Lezhë, i ka marrë një shtetasi, një shumë parash, me premtimin se do ta bënte pjesë të skuadrës së futbollit.

Njoftimi:

Tiranë/Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Vihet në pranga një shtetas i dënuar me 1 vit burgim, pasi i ka marrë një shumë parash, një shtetasi, duke e mashtruar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat, në Komunën e Parisit, u kap shtetasi në kërkim Shpëtim Hyseni, 55 vjeç, banues në Tiranë.

 Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Mashtrimi".

55-vjeçari, në vitin 2016, kur ka qenë trajner i një skuadre futbolli në Lezhë, i ka marrë një shtetasi, një shumë parash, me premtimin se do ta bënte pjesë të skuadrës së futbollit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco